Përditësimi i fundit më 19.05.2020 18:04
Projektet e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve
Databaza e projekteve lokale për rikualifikime urbane, gjelbërim, fasada, institucione arsimore dhe inovacion të financuara nga qeveria.
Databaza e projektit 'Rilindja Urbane e Shqipërisë' përmban të dhëna për mbi 500 projekte, të cilat janë realizuar apo janë nën ndërtim si pjesë e një nisme ndërtimesh masive nga Qeveria e Shqipërisë përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.
Kërkimi mund të bëhet në dy mënyra:
Ti mundesh të zgjedhësh një projekt drejtpërsëdrejti në platformë përmes menusë Zgjidh një Projekt ose duke klikuar drejtpërsëdrejti në projektet e shënuara në hartën e Shqipërisë në fund të Faqes Kryesore.
Shfaqja e rezultateve: Duke kërkuar në këtë mënyrë ju mbërrini drejtpërsëdrejti te linku i projektit të zgjedhur, ku mund të aksesosh të dhënat kyçe mbi projektin përkatës, (dokumentacionin e përdorur si bazë për të marrë të dhënat); ti mundesh gjithashtu të vijosh me një kërkim të ri të përparuar në një nga kategoritë e caktuara. Kjo bëhet duke klikuar linqet në kategoritë e ndryshme: Llojet e Projekteve, Investitorët, Kontraktorët apo Bashkitë.
Duke klikuar butonin Kërkim i Avancuar nga menuja qendrore ju do të shkoni te nemuja për kërkim të avancuar në databazë.
Kjo menu ju lejon ju të kërkoni me katër kritere kyçe të cilat mundësojnë katalogimin e të dhënave sipas:
Llojit të projektit
Investitorëve
Kontraktorëve
Bashkive
Kërkimi i përparuar mund të bëhet duke kombinuar (zgjedhur) të dhënat nga secila kategori; duke zgjedhur vetëm një lloj të dhëne për kategori, ose duke zgjedhur të gjitha të dhënat nga njëra/secila kategori.
Kategoria 1: Llojet e Projekteve i mundëson përdoruesve të databazës të kërkojnë të dhëna të grupuara sipas një lloji projekti, të tilla si: shkolla dhe kopshte, ndërtesa, rrugë, projekte rikualifikimi, fasada, projekte gjelbërimi, etj.
Kategoria 2: Investitorët i lejon përdoruesit të kërkojnë të dhënat e lidhura me ndonjë nga investirorët e renditur.
Kategoria 3: Kontraktorët përbëhet nga pesë nën-kategori:
Bashkim Operatorësh: Mund të zgjedhësh të gjitha bashkimet e operatorëve, ose një bashkim operatorësh të caktuar mes dy apo më shumë kompanive.
Kompani ndërtimi: Mund të zgjedhësh prezantimin e të dhënave për disa, ose për të gjitha kompanitë e ndërtimit që marrin pjesë në projekt.
Kompani projektimi: Mund të zgjedhësh prezantimin e të dhënave për disa, ose për të gjiitha kompanitë e projektimit që marrin pjesë në projekt.
Kompani mbikëqyrjeje: Mund të zgjedhësh prezantim të dhënash për disa, ose për të gjithë kompanitë mbikëqyrëse që marrin pjesë në projekt.
Kompani të teknologjisë: Mund të zgjedhësh prezantim të dhënash për disa, ose për të gjithë kompanitë e teknologjisë që marrin pjesë në projekt.
Në kategorinë Investitorët, ti mund të zgjedhësh vetëm një, disa ose të gjitha të dhënat në një menu, në nivel kategorie apo nënkategorie.
Nëse do të zgjedhësh vetëm një nënkategori, atëherë të duhet të klikosh mbi emrin e saj.
Shfaq rezultatet: Rezultatet e kërkimit të përparuar shfaqen në një faqe të grupit të rezultateve. Faqja e grupit të rezultateve ofron tre lloje rezultatesh kërkimi, të ndara në tre pjesë.
Në pjesën e sipërme, ka një prezantim vizual të rezultateve. Parametrat e përzgjedhur zbulojnë informacion mbi përqindjen/pjesën e të dhënave të kërkuara në vlerën e përgjithshme të projektit; bën krahasim të strukturës më të shtrenjtë me më të lirën; rendit investitorët apo kontraktorët më të mëdhenj.
Në pjesën e poshtme, të dhënat paraqiten në tabelë. Këtu, mund të kërkosh që rezultatet të shfaqen në kategori: Projekte, Lloje Projektesh, Investitorë apo Kontraktorë.
1. Nëse, në kriterin e kërkimit, ti zgjedh vetëm Ndërtesa (në Llojet e Projektit), tabela e rezultateve që shfaqet do të jetë si vijon:
tabela Projektet: shfaq të gjitha ndërtesat që janë në 'Projekte, dhe tregon vlerën e tyre në Euro dhe në Lek;
tabela Lloji i Projekteve: shfaq të gjitha llojet e projekteve (në këtë rast vetëm ndërtesa) si dhe vlerën e tyre në Euro dhe në Lek;
tabela Investirorët: shfaq të gjithë investitorët që financuan ndërtimin e strukturave të llojit 'ndërtesa' dhe shumën që kanë investuar, në Euro dhe në Lekë;
tabela Kontraktorët: shfaq të gjithë kontraktorët që kanë marrë pjesë në ndërtimin e projekteve të llojit 'ndërtesë' dhe shumën që kanë marrë (nga investitorët) në Euro dhe në Lekë.
2. Nëse, në kriterin e kërkimit, ju zgjidhni vetëm Bashkia e Beratit, tabela e rezultateve do të shfaqet si vijon:
tabela Projektet: shfaq të gjitha projektet investitori i të cilave është Bashkia e Beratit, dhe shuma që investitori ka paguar për secilën strukturë, në Euro dhe në Lekë;
tabela Llojet e Projekteve: shfaq të gjitha llojet e projekteve në të cilat Bashkia e Beratit është investitore si dhe shumën e paguar për secilën strukturë, në Euro dhe në Lek (sa para janë paguar nga investitori për ndërtesat, sa për fasadat etj.);
tabela Investitorët: shfaq të gjithë investitorët (në këtë rast, vetëm Bashkia e Beratit) dhe sasinë e investuar të parave, në Euro dhe në lek;
tabela Kontraktorët: shfaq të gjithë kontraktorët si dhe shumën e marrë nga investitorët, në Euro dhe në Lekë.
3. Nëse, në kriterin e kërkimit, zgjidhet kontraktori ‘Salillari’, tabela e shfaqur do të jetë si vijon:
tabela Projektet: shfaq të gjitha projektet e realizuara nga Salillari si dhe shumën që kontraktori ka marrë për çdo strukturë individuale, të shfaqur në Euro dhe në Lekë;
tabela Llojet e Projekteve: shfaq të gjitha llojet e projekteve të realizuara nga Salillari si dhe shumën që kontraktori ka marrë për çdo strukturë individuale, të shfaqur në Euro dhe në Lekë (sa para është paguar për ndërtesat, për fasada, etj.;
tabela Investitorët: zbulon të gjithë investitorët që i paguan kontraktorit Salillari ndërtimin e strukturave të ndryshme si dhe shuma që u pagua, në Euro dhe në Lekë;
tabela Kontraktorët: shfaq të gjithë kontraktorët (në këtë rast vetëm Salillari) dhe shumën që ata kanë marrë, në Euro dhe Lekë
4. Nëse në kriterin e kërkimit zgjidhni Bashkia Berat te Investitorët dhe Salillari te Kontraktorët, tabela e shfaqur do të jetë si vijon:
tabela Projektet: shfaq të gjitha Projektet ku Bashkia Berat është Investitor dhe Salillari është kontraltor si dhe shumën që investitori i pagoi kontraktorit, në Euro dhe në Lek;
tabela Llojet e Projekteve: paraqet të gjitha llojet e strukturave ku Bashkia Berat është investitor dhe Salillari është kontraktor si dhe shumën e parave që investitori i pagoi kontraktorit në Euro dhe në Lekë (sa para kontraktori ka marrë për ndërtesat, fasadat etj.);
tabela Investitorët: shfaq të gjithë investitorët (në këtë rast, vetëm Bashkia Berat) që i kanë paguar kontraktor
tabela Kontraktorët: shfaq të gjithë kontraktorët (në këtë rast vetëm Sallillari) dhe shumën e parave që ata kanë marrë nga investitori Bashkia Berat, në Euro dhe në Lekë.
Kombinimet e kritereve të tjera kanë gjithashtu interpretime të ngjashme si këto të shfaqura më sipër.
Në fund të faqes së grupit të rezultateve, ka një hartë që shfaq vendndodhjet e strukturave nga rezultatet e kërkimit.
Databaza ofron dy mënyra për shkarkimin e të dhënave: Dokumentet për Projektet dhe Rezultatet e Shfaqura në Tabela.
Dokumentacioni për strukturat mund të shkarkohet nga faqja e secilës strukturë të përzgjedhur, dhe shpesh, përmban kontratat apo llojet e tjera të dokumenteve të lidhura me ndërtesën si dhe me fazën parapërgatitore. Dokumentet janë në formatin pdf.
Rezultatet e shfaqura në tabela shkarkohen në formatin excel, dhe shkarkimi është i disponueshëm në çdo tabelë të shfaqur, në faqen e prezantimit të grupit të rezultateve.